Arbana Osmani “thikë pas shpine” Edi Ramës, si e “fundosi” brenda pak orësh

E premtja ka rezervuar një përballje interesante në emisionet televizive në Shqipëri. Në dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, transmetoheshin paralelisht në të njëjtën kohë, emisionet “Big Brother Vip” dhe “Zonë e Lirë”. Në këtë të fundit, ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dalja e kryeministrit, e para në një emision televiziv që pas shpalljes së emergjencës së krizës energjetike (që pritet të pasohet me rritje të konsiderueshme çmimesh), duhej të kishte ngjallur interes të lartë, por sipas të dhënave, qytetarët në masë janë “gozhduar” përpara ekranit të Top Channel. Vitet e fundit, matësi më i mirë i audiencës televizive është YouTube, kanali i brezave të rinj që të jep mundësi të ndjekësh programet në orë të ndryshme.