Nje lajm i hidhur ndodhi sot pasi mesuam se femija 3 vjecar ka humbur jeten pasi shkoi tek dentisti. Femija ka bere narkoze dhe nuk eshte permendur me duke humbur jeten.
E njejta ngjarje ka ndodhur dhe nje vit me pare ku aktorja Eliona Pitarka ka treguar se dhe nipi i saj ka shkuar po tek kjo klinike dhe nipi i saj eshte zgjuar 5 ore me vonese nga narkoza.
Ajo eshte shprehur se:”Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin.