Aksidenti në rrugën e Arbrit, ‘shuhet’ familja/ Kush është gruaja dhe vëllezërit që humbën jetën

0
1706

Një grua është viktima e tretë e aksidentit tragjik, të ndodhur pak më parë në rrugën e Arbrit.

Teksa më herët u identifikuan dy viktimat Kujtim dhe Murat Istrefi, mësohet se viktima e tretë është Lulzime Istrefi, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga ana tjetër të plagosur kanë mbetur 4 persona, pas përplasjes së dy automjeteve, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’’.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.