Moderatorja Aida Shtino është emocionuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania ndërsa kujtoi momentin e mbylljes së emisionit “Njerëz të humbur”.
Ajo tha se arsyeja e mbylljes sipas asaj që i kishin thënë, ishte buxheti ndërsa me lot në sy theksoi se për këtë emision asnjë televizion nuk ia hapi derën.
“Ka qenë viti 2014 dhe dalë nga emisioni e lumtur sepse kishim gjetur tre persona.
Të nesërmen më thirrën në drejtori dhe më thanë që emisioni do të mbyllet, u thashë kush është arsyeja dhe më thanë se nuk kanë buxhet.
Nuk e besoj se ka qenë për shkak të buxhetit sepse emisioni kishte sponsor sepse ishte shumë i ndjekur. Ka qenë shumë i vështirë ai moment.
Pas TVSH asnjë televizion tjetër nuk më hapi dyert. Habitem se askush s’ma hapi derën për emisionin sepse ne kishim krijuar strukturat tonë në çdo shtet. Kishim korrespondent që ne nuk paguanim, punonin vullnetarisht”- tha ajo.