Shanset janë të mëdha që shumë nga ju të mos i lani çarçafët menjëherë pasi të kryeni marrëdhënie .
Megjithatë, mos u ndjeni keq. Në rezultatet e një sondazhi të vogël nga Health, rezultuan se gratë presin mesatarisht 19 ditë për t’i larë çarçafët e tyre, ndërsa meshkujt deri në 29 ditë.
Rregulli i përgjithshëm thotë se ju duhet t’i lani çarçafët një herë në javë, pavarësisht çfarë bëni apo nuk bëni në ta.
Çarçafët janë të aftë të grumbullojnë një ngarkesë të qelizave të lëkurës së v dekur, djersëve, pluhurit, si dhe sasive të vogla të lëngjeve të tjera trupore.
Megjithatë, Kim Lagon, obstetër-gjinekologe, këshilloi që t’i përmbaheni rregullit të përgjithshëm edhe nëse kryeni marrëdhënie, përveç në rastet kur përjetoni djersitje të tepërt apo ndotni çarçafët me lëng ejakulues.
Por ekziston një truk i thjeshtë për të shmangur larjen e shpeshtë të çarçafëve: Vendosni një peshqir në shtrat përpara se të shtriheni, me qëllim të absorbimit çfarëdo lëngu trupor.