A duhet të shqetësohesh nëse ke pika te kuqe ne trup?

Si fillim nuk duhet patjetër të alarmohemi pasi pikat e kuqe në lëkurë jo gjithmonë tregojnë se ka rrezik përvec rastit kur ato irritohen apo gjakosen dhe atëherë duhet patjeter të vizitoheni tek mjeku.

Zakonisht pikat e kuqe shfaqen brenda natës por nuk largohen shpejt dhe kanë tendencë më tepër në moshat më të rritura ose janë të trashëgueshme.

Ata nuk janë të lidhur me kancerin, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të monitorohen. Për më tepër, duhet të bëni kontrolle të rregullta mjekësore për të verifikuar që ato nuk janë të rrezikshme.

Zonat ku dalin janë krahët dhe kraharori dhe janë zgjerime të përmasave të vogla, të ngjashme me variçet, të shkaktuara nga dështimet në sistemin vaskular. Zakonisht pikat e kuqe janë më të pritshmemidis moshës 40-45 vjec.

Nëse mendoni se mund ti fshini atëherë konsultohuni me një profesionist dermatolog i cili do t’ju japë alternativa se si të shpëtoni nga këto pika që mund të shkaktojnë parehati.

Perktheu per gatuajshendetshem M.C.