A do të largohet Covid së shpejti? Mjeku paralajmëron: Duhet të përgatitemi der ne

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në vendin tonë dhe që atëherë e deri më tani numri i të infektuarve dhe viktimave është rritur pa masë. Në një kohë kur mutacione të reja po shtohen çdo ditë e më shumë, por edhe vaksina të reja po miratohen të gjithë pyesin se kur do t’i rikthehemi jetës normale pa masa kufizuese dhe virus.

Gjatë një emisioni televiziv mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se nuk mund të prekesh nga format e reja.

Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare. Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee.

Imuniteti i madh i popullatës është akoma larg, Jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Sa i përket atyre teorive për ‘imunitetin e tufës’ deri tani nuk janë optimiste shenjat. Për fat të keq, COVID i ka kaluar caqet e sëmundjes. Është edhe ekonomi, edhe pushtet, edhe politikë. Kur të vijë një vaksinë, s’pretendoj ideale, por si në rastin e gripit. Bëhet fjalë për 3-4 dekada vaksinash.