6 gabime të rrezikshme me ventilatorë që duhen patur kujdes gjatë diteve te nxehta

Organizata bamirëse për sigurinë e konsumatorit Electrical Safety First ka paralajmëruar për gjashtë gabime të zakonshme që po bëni me ventilatorët elektrikë .

1. Mos e lini ventilatorin tuaj ndezur gjatë natës – eksperti thotë se familjet e vënë veten në rrezik nëse ndodh një defekt me pajisjen e tyre gjatë kohës që ata janë duke fjetur.

2. Blijeni nga një shitës i besuar – Blerja e diçkaje të lirë nga tregjet e panjohura në internet, mund të jetë e rrezikshme.

3. Mos e vendosni ventilatorin në buzë të një sipërfaqeje apo në cep – duhet të lihet gjithmonë në një sipërfaqe të sheshtë pasi mund të bjeri dhe tehet të godasin mbrojtësin duke e vënë motorin nën tendosje shtesë, e kështu në mbinxehje dhe madje edhe zjarr

4. Pastroni ventilatorin nga pluhuri që është krijuar – vetë pluhuri mund të veprojë gjithashtu si një burim ndezjeje nëse motori do të mbinxehet e madje te bllokohet, hiqeni nga priza dhe pastrojeni!

5. Mos injoroni asnjë zhurmë të çuditshme – Nëse ventilatori juaj lëshon një zhurmë të dobët, sigurohuni gjithmonë që ventilatori juaj të jetë i lidhur mirë dhe nëse vëreni ndonjë erë djegieje ose zhurma të pazakonta, fikeni menjëherë.

6. Kontrolloni ventilatorin tuaj nëse i janë konsumuar kabllot – pasi ne i mbajmë ato për vite me rradhë, duke i paketuar në kuti gjatë dimrit, ku kabllot mund edhe të dëmtohen.