5 mënyra fantastike për të përdorur limonin për një kuzhinë të pastër dhe plot shkëlqim

Limoni dihet se ka shumë përfitime, dhe jo vetëm përfitime ushqyese, pasi mund të përdoret në mënyra të shumta në kuzhinë për pastrim!

1. Arome e fresket limoni. Ju mund të përdorni limon për të freskuar frigoriferin tuaj, thjesht prisni limonin në gjysmë dhe hiqni lëkurën. Lëkurën e limonit e vendosni në frigorifer dhe madje edhe një cope limoni. Kjo është e mrekullueshme sidomos kur keni blerë shumë mish ose ushqim deti dhe dëshironi të eleminoni aromat e forta.

2. Lamtumire ndryshkut. Përdorni limonët për të pastruar dhe hequr ndryshkun nga tiganët tuaj. Do të habiteni me rezultatet!

3. Perdorni limon jo sapun. Me sa duket, përdorimi i shpeshtë i sapunit për të pastruar thikat tuaja te ndryshme nuk është i mirë. Kështu që ju mund të përdorni limon për të pastruar të gjitha ato njolla të bezdisshme. Nuk do të duhet të shqetësoheni për bakteret pasi limoni ka veti antibakteriale.

4. Dritaret plot shkëlqim. Të gjithëve na pëlqen të shikojmë nga dritarja në kuzhinën tonë ndërsa gatuajmë. Por ndryshon puna nëse dritarja është e gjitha me pluhur. Kështu që thjesht shtoni pak lëng limoni, sodë buke dhe pak ujë për të krijuar një përzierje për të fshirë dritaren tuaj kur e pastroni. Dritaret do te jenë plot shkëlqim dhe kjo mund të përdoret edhe në dysheme.

5. Dollapet e kuzhinës me aromë të mirë. Nëse doni dollape pa aroma kuzhine thjesht përdorni disa lëkura limoni dhe vendosini brenda. Do të kenë një aromë shumë më të mirë.