5 gjërat që i ndodhin trupit nëse merrni vaj peshku çdo ditë

Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyra e nxjerrë nga peshqit, kryesisht nga salmoni, sardelet dhe skumbri. Këto vajra dhe yndyra përmbajnë kryesisht acide yndyrore Omgea 3, të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të organizmit. Që është shumë i shëndetshëm këtë të gjithë e dimë, por se cilat janë dobitë shëndetësore të vajit të peshkut mund të lexoni në këtë artikull:

1.Përmirëson shëndetin kardiovaskular: Acidet kryesore Omega-3 të vajit të peshkut normalizojnë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe ulin nivelet e triglicerideve,duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e atakut kardiak dhe goditjes në tru, lexoni Dallimi midis atakut kardiak, pushimit të zemrës dhe goditjes në tru, shenjat paralajmëruese që mund t’ju shpëtojnë jetën dheKy është veprimi i vetëm që do t’ju shpëtojë jetën gjatë një ataku kardiak.

2.Përmirëson kujtesën: Për të gjithë studentët që ndihen në vështirësi pasi nuk arrijnë të fiksojnë atë që kanë mësuar, këshillohet përdorimi i vaji të peshkut pasi acidet Omega-3 mbrojnë membranat e qelizave enrvore dhe stimulojnë kujtesën afatgjatë.

3.Ndihmon në rënien nga pesha: Sigurisht që të humbasësh peshë nuk është e thjeshtë,por nëse bëni aktivitet fizik të rregullt dhe ushqeheni në mënyrë të shëndetshme mund t’ia dilni mbanë. Shtoni në dietën tuaj vaj peshku dhe rezultatet do të flasin vetë.

4.Forcon sistemin imunitar: Një dietë e pasur me acide yndyrore Omega-3 rrit aftësinë mbrojtëse të trupit falë aktivizimit të qelizave të bardha të gjakut, ul veprimin e radikaleve të lira dhe inflamacioneve.

5.Shtatzënia: Vaji i peshkut është një ndër suplementet që nuk duhet të mungojë gjatë shtatzënisë pasi ndihmon në ndërtimin e qelizave të trurit të fetusit, syve dhe sistemit nervor.