5 gjërat që burrat nuk duhet t’u thonë kurrë grave te tyre

Nëse e doni vërtet gruan tuaj, atëherë ka disa gjëra që nuk duhet t’i thoni asaj:

1. “Ti kurrë …”
Kini kujdes se si i përdorni fjalët “kurrë” dhe “gjithmonë”. Psikologia Andra Brosh shpjegon: Kjo krijon një ndjenjë përfundimtare që nuk lë vend për diskutime të mëtejshme.”

2. “Më vjen keq, por …”
Nëse duhet të shtoni “por”, atëherë nuk ju vjen vërtet keq. Kujdesuni qe faljet tuaja të jenë të vërteta, pa justifikime.

3. “Ti ma shpit…”
John Gottman, eksperti i martesës, zbuloi se përbuzja është parashikuesi kryesor i divorcit. “Në çfarëdo forme, përbuzja është helmuese për një marrëdhënie sepse përcjell neveri.”

4. “Nuk më intereson se si ndihesh”
Nëse vërtet kujdeseni për gruan tuaj, atëherë mënyra se si ajo ndihet duhet të jetë një nga prioritetet tuaja kryesore. Mos i hidhni poshtë ndjenjat e saj.

5. “Pse nuk mund të bësh asgjë siç duhet?”
Abuzimi verbal është më shumë se thjesht fjalë të vrazhda, ai përfshin gjithashtu çdo gjë që dëmton vetëvlerësimin e një personi. Të rrëzosh gruan tënde dhe të fokusohesh në të metat e saj dhemb thellë. Shmangni atë me çdo kusht dhe shmangni paraqitjen e gabimeve të së kaluarës.