GREQI-Nje 34-vjeçar vrau nënën e tij 71-vjeçare në Chalkidona të Selanikut, duke e qëlluar me plumb në kokë.
Policët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë përsipër rastin dyshuan që në fillim si autor djalin e saj, pasi automjeti në të cilin u gjet e pajetë 71-vjeçarja ishte marrë me qira në emër të 34. -vjeçarit.
Mesditën e së martës, policia ka kontrolluar shtëpinë e 71-vjeçares dhe, ndër të tjera, gjetën një shënim ku shpjegonte se pse vrau nënën e tij.
Djali ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike ku ka bërë veprimin kundër nënës së tij.
Pasi familja ka humbur babain disa vite më parë në një aksident gjendja e tyre eshte rënduar si ekonomikisht si psikologjikisht dhe nëna ka pasur probleme psikologjike pas humbjes e bashkëshortit.
Banorët e zonës ku jetonte familja janë habitur nga ngjarja që ndodhi pasi nënë e bire kishin sjellje të mirë në lagjen ku jetonin.