Gjatë ditëve të nxehta, një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohemi janë MUSHKONJAT!
Disa nga metodat me anë të të cilave thuhet selo mund t’i largoni mushkonjat nga ambientet e shtëpisë dhe nga trupi juaj janë:
Spraji me piper
Krjoni një spraj natyral duke kombinuar ujin, piperin dhe një lugë gjelle sapun duarsh. Spërkatni tavolinat dhe ambientet në të cilat qëndroni më së shumti. Kjo përzierje zgjatë së paku një javë.
Spraji me uthull molle
Provoni të krijoni një spraj të përbërë nga uthulla e mollës dhe vaji i rozmarinës. Kjo përzierje është shumë e mirë për të spërkatur lëkurën, që të shmangni mushkonjat.
Spraji me mentë
Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë natyrale për t’i mbajtur mushkonjat larg, atëherë menta është një zgjidhje e mirë. Kombinimi i ujit me vaj menteje është një përzierje e duhur për ta zgjidhur këtë problem.
Disa përzierje të tjera, që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi janë: uji me hudhër, uji me rozmarinë.