12 vjeçarja humbi jetën duke luajtur në lisharëse, prinderit: Te zbardhet e verteta

Prindërit e Alesia Prendit, 12-vjeçares shqiptare e cila humbi jetën teksa ishte duke luajtur me një lisharëse, kanë kërkuar nga autoritetet që të zbardhin ngjarjen.

Sipas medieve italiane, babai nuk e beson ngjarjen e ndodhur dhe kërkon që autoritetet të hedhin dritë mbi këtë çështje.

Prindërit e vogëlushes përjashtojnë çdo hipotezë për bullizëm, mirëpo babai ka shprehur çudi nga gjatësia e lakut me pozicionin që prek tokën e deri tek fakti që nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, as një tingull.

Prokurori tashmë ka hapur një hetim për këtë çështje.