Zgjoheni për të urinuar gjatë natës ja semundja qe mund te keni

0
1898

Por nëse zgjoheni shpesh natën për të përdorur tualetin, atëherë mund të vuani nga nokturia.

Është e zakonshme tek të moshuarit dhe shpesh rritet me moshën, mbi te 50-tat.

Gjendja mund të shkaktohet nga një sërë çështjesh mjekësore, duke përfshirë sëmundjen e diabetit apo te tjera .

Diabeti shpesh i referohet si një vrasës i heshtur pasi simptomat shpesh maskohen si lodhje ose etje e shtuar, thotë Diabetes UK.

Simptoma të tjera përfshijnë urinimin më shumë se zakonisht, shpesh gjatë natës.

“Sheqeri i lartë në gjak rrit etjen, kështu që mund të pini më shumë se zakonisht dhe kjo çon në nevojën e shpeshtë për të shkuar në tualet.

“Nivelet e larta të sheqerit në gjak gjithashtu irritojnë fshikëzën e urinës duke ju bërë të urinoni më shpesh”, sipas NHS.

PARALAJMËRIMI I ZEMRËS

Ndërsa diabeti është një arsye për nokturinë, NHS thotë se kjo mund të jetë edhe për shkak të një problemi të zemrës.

“Nëse keni sëmundje të zemrës, zemra dhe qarkullimi i gjakut bëhen më pak efikase dhe do të vini re ënjtje rreth kyçeve të këmbës.

“Kur jeni shtrirë ose këmbët tuaja janë ngritur lart, lëngu absorbohet në qarkullimin tuaj të gjakut dhe hiqet nga veshkat tuaja.

“Kjo rrit nevojën për të urinuar gjatë natës”.

Me këtë lloj dështimi të zemrës, ju nuk mund të pomponi gjakun siç duhet dhe trupi juaj do të përpiqet të përmirësojë qarkullimin tuaj ndërsa pushoni, gjë që mund të çojë në urinim të shpeshtë, tha ai për Insajderin .

Megjithate eshte e mira qe te beni nje vizite tek mjeku.

Perktheu M.C.
Shijejete.com