Zbuloni se si mund të keni dhëmbë më të bardhë në më pak se 2 minuta

0
328

Dhëmbë si personazhet që mbushin kopertinat e revistave? E dimë, i lakmojmë dhe bëjmë çmos t’i kemi. Opsioni i parë është padyshim dentisti, por sot do të ndajmë me ju edhe një produkt që mund ta siguroni pa qenë e nevojshme të shkoni tek ky i fundit.

Bëhet fjalë për një përzierje që përmban vaj kokosi dhe sodë buke.

Vaji i kokosit është një nga përbërësit që për shkak të efikasitetit të tij dhe agjentëve shërues ndihmon në parandalimin e kancerit, përmirëson tretjen, nivelet e sheqerit në gjak, rregullon hormonet dhe djeg yndyrnat. Studimet kanë treguar se vaji i kokosit mund të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e baktereve të tilla si ajo që është përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve.

Pasta e dhëmbëve përmban fluoride, që mund të jetë shumë toksike, madje edhe helmuese.

Soda e bukës, ashtu si vaji i kokosit mund të luftojë bakteret, të ndihmojë në heqjen e njollave nga dhëmbët dhe t’i zbardh ato. Thjesht bëni përzierjen e vajit të kokosit (disa pika) me sodën e bukës. Pasi të formohet një masë homogjene lani dhëmbët për rreth 2 minuta. I lani butësisht dhëmbët me këtë përbërje dhe në fund i shpëlani me ujë.