Zbrazet Shqipëria, bizneset në krizë për krah pune, njoftime kudo në dyqane (Foto)

0
131

Tiranë- Largimi në masë i të rinjve po bën që Shqipëria të vuajë mungesën e fuqisë punëtore.

Ata që po e ndjejnë më shumë janë bizneset private.

Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme në Tiranë, në xhamat e tyre shihen të afishe ku kërkojnë punëtorë.

Në fotot e siguruara nga LSA, vihet re që kërkesë më e lartë ka për shitëse ose kamarier/e.

Kriza vihet re në biznese të ndryshme si të shitjes së luleve, fast-food, optika, restorante, lokale dhe butik.


Në qytete dhe aktualisht në zonën bregdetare kjo mungesë është akoma më evidente. /noa.al