Zbardhet telefonata e fundit e Kastriot Myftarajt 2 orë para se te hidhej

0
77

Një ndër personat që ka biseduar dje i fundit me gazetarin Kastriot Myftaraj para se të merrej vesh lajmi i hidhur për të, ka qenë botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla.

Në një intervistë për gazetarin Adi Shkëmbi, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

Të kthehemi edhe njëherë të biseda që keni pasur dje dy orë para se të ndodhte ngjarja.

Ai konsultohej me mua. Iu thashë që kam probleme me tensionin dhe kujdesem shumë. Prandaj dhe ai më pyeste. Kastrioti ishte nipi i gruas së Arqile Botit. Doktor Boti më ka asistuar dhe më ka shpëtuar jetën. Kjo na ka lidhur me Kastriotin. Fillimisht kam hezituar të shoqërohesha me të. Ishte njeri kompleks, por shikoja gjëra që nuk i shihja te njerëzit e tjerë. Biseda dje u bë për arsye shëndetësore.

Ai nuk rrinte shumë me mua, rrinte me njerëz të tjerë më shumë. Më dukej njeri shumë i fortë, luftëtar. Unë nuk e imagjoja dot që të vriste veten ai njeri. Ishte shumë hermetik në aspektin personal. Nuk mund të them se është vrarë, kjo kërkon një analizë teknike, psikologjike, sociologjike. Ai ishte në kërkim të ikjes jashtë, këtë e di mirë.

-Pse donte të kurohej jashtë?

Kishte një paranojë që këtu mund të vrasin, për shkak të qëndrimeve të tij. Unë nuk dyshoj se mund ta kenë bere gje, por më çudit veprimi se ishte shumë i fortë, ishte luftëtar. Kjo më çudit.