Zbardhet letra e hajdutit te 540 mijë eurove. Ben akuzen e fortë ndaj te ëmës

Zbardhet letra e Havier Dobit, të riut, i cili së bashku me të ëmën e tij, akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro në një banesë në kryeqytet.

Në letrën e siguruar nga A2CNN, Dobi i ka shkruar të atit se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten.

Më tej, ai ben deklaraten e forte per mamain e tij shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë së ëmës.

“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe m’u mbushën sytë me lot, m’u shkatërrua zemra.

Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh, të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.

Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju.”

Letra e Havier Dobit për të atin nga burgu

Kujtojmë se, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.

Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.


Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.