Yuri Kim jep lajmin e bukur. Ejani me familjet tuaja të shijoni muzikë dhe ushqim, të gjitha janë pa pagesë

Javën e ardhshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjerë të vendit do të zhvillohen aktivitete në kuadër të “Javës Amerikane”, për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë.

Nga data 15 maj deri më 21 maj do keni mundësi të merrni pjesë në disa aktivitet, të gjitha pa pagesë. Do jetë një javë plot me muzikë, kulturë dhe argëtim amerikan, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“Gati për të festuar! Festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë këtë vit dhe kjo ngjarje meriton një festë. Me shumë kënaqësi shpall Javën e Amerikës, javën e ardhshme!

Dua t’ju ftoj të gjithëve ju dhe familjet tuaja të na bashkoheni për një festë një javore, që do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan. Të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë.

Si element i veçantë, grupi rrok i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara “Touch ‘n Go” do të vijë posaçërisht në Shqipëri! Ky grup fantastik do të japë koncert të enjten mbrëma në Sheshin Skënderbej dhe të shtunë në Kalanë e Rozafës në Shkodër.

Do shfaqim gjithashtu edhe disa nga filmat tanë të preferuar amerikanë tek Reja në Tiranë dhe do të festojmë shumëllojshmërinë e shijshme të ushqimit amerikan tek Pazari i Ri”, thotë ndër të tjera diplomatja amerikane në video-mesazhin për qytetarët shqiptarë.