Xhupat ne dollap, Sioptikanja tregon si do te ndryshoje moti këtë javë, temperaturat shkojnë deri në…

0
251

Një javë tipike e pranverës na pret edhe në fund të këtij muaji, duke bërë që moti të jetë i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin shqiptar.

Meteorologia Lajda Porja bën të ditur se pritet që deri të dielën, moti të jetë kryesisht i kthjellët, sidomos bregdeti dhe zona e ulët. Vranësira do të jetë e pranishme pothuajse në të gjithë territorin në pjesën e dytë të ditës.

Në zonat malore, dita e enjte dhe e premte do të rrezikojë edhe reshje të pakta shiu. Ka ndryshua tabloja termike. Temperaturat e ajrit kanë ndryshuar ndjeshëm, duke bërë që temperaturat e mëngjesit të jenë të ngrohta edhe në zonat malore, ku Kukësi shënon vlerën 8 gradë, ndërkohë që maksimalet të ngjiten sot deri në 25 gradë.

Pritet që temperaturat relativisht të larta të presim në mesin e javës, ku termometri ngjitet deri në 28 gradë. Megjithatë deri në fundjavë luhatja e temperaturave nuk do të jetë shumë i ndjeshëm, duke bërë që mori të jetë i kthjellët me temperatura të larta në vlerën 25-26 gradë. Në shumë zona do të kemi temperatura edhe 27-28 gradë, kryesisht në qarkun e Elbasanit dhe Beratit