Vuan nga semundja e kancerit Ronaldo surprizohet nga babai ne BBV

Ronaldo ka rrëfyer një histori personale që prej hyrjes së tij në shtëpi. Në dhomën e rrëfmit ai ka rrëfyer se babai i tij vuan nga kanceri dhe prej dy vitesh lufton me jetën.

Ndonjëherë tha ai ankohemi kot, kur me shëndetin nuk vihet asgjë. Ronaldo këtë histori e ka ndarë edhe me Efin një ditë në oborr. Ai rrëfeu se sëmundja e të atit ka qenë periudha më e keqe e jetës së tij, sidomos kur iu rikthye sëmundja e keqe.

Ronaldo: Nuk i harroj sytë e tij, kur u takuan për herë të fundit përpara se të hyja në shtëpi. Prindëit e mi janë njerëz të thjeshtë dhe besoj se kanë rritur fëmijë me vlera. Të lutem mund të flasësh ti.

Ronaldo u emocionua gjatë rrëfimit të kësaj historie dhe u shpreh se është një nga personat që është kujdesur më shumë për babin e tij.

Ronaldo: Mendoj gjithmonë tim atë, pas gjithë komenteve që bëhen në shtëpi. Do ta vazhdoj ëndrrën time, vetëm për babain tim. Ndonjëherë harrojmë sa i rëndësishëm është shëndeti. Është gjëja më e rëndësishme për një njeri. Nuk e mendoja se ‘bebja’ ime do ishte ai, sëmundja e ka bërë që të ketë një fizik më të dobët. Mendoj se më ka ndjekur gjithë ditën. Ata kanë qenë suportues gjithmonë për çdo hap timin televiziv.

Pas daljes nga dhoma e rrëfimit, Ronaldo u surprizua nga babai i tij, ku të dy u përfshinë në lot.