Vriten cifti Shqiptar diten e djeshme le jetim 4 femije

0
358

Një çift shqiptarësh nga Kosova janë gjetur të vrar me thika brenda apartamentit ku jetonin.

Çifti u gjet një ditë më parë në lagjen Plateau de la Justice në Epinal.

Hetimet paraprake tregojnë se burri dhe gruaja janë vrarë me thika. Katër fëmijët e çiftit kanë qenë të pranishëm në momentin e mbërritjes së policisë.

Alarmin e dhanë fqinjët pasi kanë dëgjuar zhurma në apartamentin ku banonin shqiptarët.

Dëshmitë e fëmijëve do të jenë thelbësore për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por ende nuk dihen detaje.

Të dielën policia ka ndërhyrë në të njëjtën familje për një mosmarrëveshje mes dy fëmijëve të çiftit.