Vrau bashkëjetuesen e djalit,e afërmja duke larë gjakun:Thoshte do e vras, por…

0
1254

Pamje të rënda janë ato që shfaqen në banesën e 61-vjeçarit, aty ku ndodhi krimi i rëndë ku vjehrri vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin.

Sikurse shihet në video i gjithë salloni është i mbuluar nga gjaku i së ndjerës.

Ndërkohë që pastron gjakun, e afërmja e Xhevairit tregon debatet që kishin në familje që çuan deri në agravimin e situatës deri në këtë pikë.

Ajo tregon se 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Ka 1 muaj që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë”, tha ajo.

Fiqnjët po ashtu flasin për sherre të vazhdueshme në familje për shkak të bashkëjetesës së Fatjonin me Merushën, për të cilën vjehrri thoshte se nuk ishte nuse e denjë për djalin e tij për shkak se kishte qenë e martuar, me tre fëmijë dhe i mbante thonjtë e gjata.

Fotoja e mëposhtme është e viktimës, Merushe Hazizi.