Vrasja në Pogradec, familjarët tronditen kur marrin vesh lajmin ja se si shprehet gruaja e autorit

0
539

Pogradec- Një vrasje me thikë është regjistruar në Pogradec ditën e sotme. Sipas burimeve zyrtare Fatmir Manellari ka plagosur me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollari, i cili për shkak të plagëve ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për një objekt të braktisur në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Ndërkohë bashkëshortja dhe djali i autorit e kanë marrë vesh lajmin nga mediat ndërsa konfirmuan se ishin zënë edhe më herët.

Djali i autorit tha se nuk e dinte se ku ishte fshehur babai i tij, që është shpallur në kërkim nga policia.

Gruaja: Ka vdekur e, ne se dinim ?Obobo c’na gjeti?

Djali: Tani e morëm vesh. Erdhi qëparë policia, na thanë që ishin gjallë. Janë grindur edhe më përpara. Ti rrojnë fëmijët, ça ti bëj unë. ça ti bëj unë i varfëri, dola po e kërkoja.