Vrasja e 30-vjeçares në Fier: Djali vetëm qan dhe i ben gjenem babait

0
1176

Janë përcjellë për në banesën e fundit, vjehrri, Xhevahir Hoxha dhe nusja, Merushe Hazizi, e cila u vra nga 61-vjeçari, para se ky i fundit t’i jepte fund edhe jetës së tij. Fatjoni, djali i vrasësit, nuk ka shkuar që t’i japë lamtumirën e fundit të fejuarës së tij, pasi nuk është lejuar nga familjarët e Merushes.

E motra e tij, është shprehur për mediat se Fatjoni është vetëm duke qarë. Gjithashtu, ai ka kërkuar që trupi i babait të mos futej në shtëpi, pasi i ka marrë jetën e dashurisë së tij.

Ajo thotë:

Fatjoni është në gjendje të rëndë, vetëm qan. Çojeni babain direkt në varreza tha. Më mori jetën e gruas time.