Vjen vala e parë ‘serioze’ e diteve te nxehta. Ja sa pritet te shkojne temperaturat kete jave

Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 33 deri ne 36 tanimë janë bërë ‘rutinë’ dhe ditet pritet qe i i nxehti afrikan te rikthehet perseri ne vendin tone. Java pritete te jete e nxehte dhe temperaturat te rriten.

Në Kosovë dhe Maqedoni kemi nxehtësi por që po ndërprehet shpeshherë nga rrebeshet e shiut, por gjatë javës së re dhe fillimit të Korrikut temperatura të larta me origjinë nga Afrika Veriore do të përfshijnë edhe Kosoven, ku temperatura do të arrijë deri në 35°, 36°, madje mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më shumë.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 38, madje nuk përjashtohet mundësia që ajo të ‘prek’ edhe shifrën 40 nën hije, ngase normalisht direkt në diell dhe në zonat e betonizuara urbane temperatura mund të shkojë deri 46°, por kjo nuk llogaritet sipas standardeve meteorologjike.

Pra dita e neserme pritet qe vapa te rikthehet dhe temperaturat te rritet serisht duke kaluar 35 grad ndaj beni kujdes mos rrine ne diell.