Vjen paraljmerimi i fundit per Luizin nese e perserit largohet nga BBV

Arbana ka komunikuar mbrëmjen e sotme përmbajtjen e zarfit të zi, i cili vjen pas veprimit që Luizi bëri ndaj Kiarës, gjë që shkaktoi debat të fortë.

Përmbajtja e zarfit: Ky është një komunikim zyrtar nga Big Brother, një patent ndërkombëtare. Që nga fillimi disa herë janë thyer rregullat dhe ju është tërhequr vëmendja. Në disa momente disa prej jush kanë kërcënuar, kanosur, ushtruar rpesion të fortë psikologjik, dhunuar verbalisht, ofenduar, bullizuar dhe në rastin më të fundit bllokuar fizikisht në kuadër të lojës. Big Brother është një format ndërkombëtar me rregulla ndërkombëtare. Asnjë prej jush që nga ky moment nuk mund të thyejë më asnjë rregull me justifikimin në kuadër të lojës. Kjo lojë nuk luhet kështu. Kjo lojë luhet duke respektuar. Ky është një ultimatum. Nëse nuk i zbatoni rregullat, do të eliminoheni. Ky është paralajmërimi i fundit.