Vjen lajmi i mire për motin/ Pas reshjeve të shiut, ja çfarë pritet te ndodhë me motin

Për të gjithë ata që janë me pushime, ka lajme të mira sa i përket motit.

Ndërkohë që ditën qe kalaum u rikthyen reshjet e shiut, e mërkura do të sjellë një përmirësim të dukshëm sa i përket kushteve atmosferike, por edhe rritje të temperaturave. Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Pritet dhe dita e enjte dhe e premte te jete me mote te nxehte. Keto jane 3 ditet me te nxehta te kesaj jave dhe pas te premtes pritet nje ulje temperaturash.

Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare e përkohësisht në orët e mesditës përgjatë brigjeve të Jonit e vrullshme. Valëzimi në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 30°C, në zona e ulëta 18 deri 35°C, në zona bregdetare 21 deri 33°C