Vjen lajm i bukur nga Fifi se shpejti behet nene

Në muajin shkurt, vetëm pak muaj pas daljes nga “Big Brother VIP” këngëtarja konfirmoi lidhjen me partnerin e saj i cili është i njohur për publikun si ish-partneri i Adrola Dushit.

Burime për mediat bëjnë me dije se këngëtarja Filloreta Raçi është shtatzënë për herë të parë.

Dyshja që pas konfirmimit se janë çift kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale me deklarata dashurie ndaj njëri-tjetrit, teksa shihen në “qiellin e shtatë” së bashku.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë gjithë të mirat çiftit!