Vjehrri vrau me thikë të fejuarën e djalit, banorët shpërthejnë në lot: Iu kishte thënë të mos martoheshin!

0
677

Fieri është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Rreth orës, 12:30, Xhevahir Hoxha ka masakruar me thikë 30-vjeçaren Merushe Hazizi e cila ishte e fejuar me djalin e tij Fatjonin. 61-vjeçari Hoxha nuk ishte dakord që djali i tij të martohej me 30-vjeçaren pasi kjo e fundit kishte qenë e martuar më parë dhe kishte 3 fëmijë. Debatet e tyre kishin qenë të shumta prej disa kohësh, por kur sot të dy kanë qenë vetëm në shtëpi 61-vjeçari ka kryer krimin e rëndë.

Banorët e fshatit Vidhisht janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën e krimit, ndërsa gratë kanë shpërthyer në lot pas këtij krimi të dyfishtë. Duke folur për mediat ato kanë deklaruar se 61-vjeçari i kishte thënë djalit të tij të mos martohej e bashkëjetonte me Merushen pasi ajo ka qenë e martuar njëherë.