VIDEO/Aeroplani me pasagjerë që po shkonte në Gjermani, zhduket në Kroaci

Një avion sportiv me katër pasagjerë në bord është zhdukur këtë të diel në veri të Rakovicas në Kroaci. Kanë qenë autoritetet vendase ata të cilët treguan se nisja ishte bërë nga Spliti dhe më pas ka humbur çdo gjurmë.

Departamenti i Policisë në Karlovac tha se avioni po shkonte për në Gjermani, ndërsa vijon puna me një staf prej 60 personash për gjetjen e tyre.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.