Veprimet që nuk duhen bërë kurrë kur jeni me menstruacione

0
866

Femrat i përjetojnë në mënyra të ndryshme ditët e ciklit të tyre. Disa bëhen tepër emocionale, disa të tjera i kalojnë me dhimbje, probleme hormonale dhe ndryshime në humor.
Kjo është arsyeja pse më poshtë do t’ju rreshtojmë një listë të gjërave që duhet të shmangni së bëri kur jeni me cikël.

Ushtrimet fizike

Nuk është e nevojshme të ushtroni gjatë kësaj periudhe, kjo pasi e lodhni së tepërmi veten dhe humbisni fuqitë. Gjatë kësaj periudhe ju krijohet idea se jeni shumë të fryra, por mos u shqetësoni! Nuk do të zgjasë për shumë. Sapo të marrë fund do të ndiheni si më parë.

Hani çokollatë

Fakti se jeni në periudhën e ditëve tuaja, kjo nuk do të thotë se ju lejohet të abuzoni me çokollatat. Ngrënia e ëmbëlsirave nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Mund të hani fruta dhe çdo gjë tjetër të shëndetshme.

Çoheni nga shtrati

Nëse ndjeni dhimbje apo lodhje, atëherë gjëja më mirë është të qëndroni në shtrat.

Hani ushqim të shpejtë

Këto ditë të muajit ju duhet të shmangni me patjetër ushqimet e shpejta (fast food). Në vend që të konsumoni ato, ju mund të filloni të hani ushqim të freskët dhe të shëndetshëm që do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.

Vraponi

Të vrapuarit ndërsa jeni në periudhën tuaj është ndoshta një nga idetë më të këqija. Nuk është koha për të djegur kalori. Në vend që të vraponi, mund të bëni një shëtitje të gjatë.

Nervozoheni dhe krijoni situata të pakëndshme

Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që nuk duhet të bëni gjatë kohës që jeni me cikël. Ju jeni tepër emocionale, ndaj nuk duhet të nervozoheni dhe as të lejoni që të tjerët të ushtrojnë “presion” tek ju.

Mund të përfundoni duke thënë gjëra të këqija vetëm për të lënduar personin që doni, çka më vonë do t’ju sjellë pendesë. Përpiquni të qetësoheni dhe të numëroni deri në 10.