Vellezerit binjak jane ekselent dhe te paret ne Shqiperi. Por duan te ikin ne Gjermani

Këta janë binjakët ekselentë të maturës shtetërore dhe në krye të fituesve në Universitete. Mario Popa është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta. Ndërsa vëllai i tij Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve.

Fëmijë të dy prindërve mjekë edhe ata synojnë mjekësinë e përgjithshme, por specialitete të ndryshme. Në këtë raund të parë pranimesh, ata kanë vendosur të regjistrohen për degën e mjekësisë, edhe pse të ardhmen e shohin jashtë Shqipërisë.

Si asnjëherë më parë, universiteti i Mjekësisë këtë vit u përballmë një fluks të pazakontë aplikimesh.

Mbi 9 mijë maturantë synojnë degët e mjekësisë për 1500 vende. Infermieria rezulton dega më e kërkuar me 4 mijë aplikime, ndjekur nga mjekësia e përgjithshme dhe më pas fizioterapia. Po përse degët e mjekësisë kanë vetëm rritje kërkese?

Regjistrimet në universitete sapo kanë filluar. Më lëvizjen e kandidatëve në degë të ndryshme apo dhe në universitete jashtë vendit, do të ketë zhvendosje të listës së fituesve deri në plotësimin e kuotave për çdo program studimi.