“Vëllai e mbyllte me çelës nusen kur ikte nga shtëpia, babai shqeu derën”/ Vajza e autorit bën rrëfimin tronditës

0
930

Detaje tronditëse janë bërë sot publike në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në lidhje me vrasjen e 30-vjeccares në Fier nga vjehrri i saj.

Vajza e autorit, motra e Fajtonit, bashkëjetuesi i Merushe Hazizit që u vra nga 61-vjeçari Xhevair Hoxha, tregoi detaje nga ngjarja e djeshme.

Ajo tha se vëllai i saj ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Mes të tjerash ajo shtoi se Merushja kur vëllai i saj nuk ishte në shtëpi, mbyllej me çelës dhe dhomë, nga frika e vjehrrit.

“Jam motra e Fajtonit. babai, nuk e donte Merushën. Vëllai e donte,. Aty nisën konfliktet. Babai thoshte; lëre. Vëllai nuk e linte se e donte.

Ai e vrau dhe vrau veten. Merushja ishte e martuar më parë me 3 fëmijë dhe se donte për nuse. Ai e pranoi se e kishte 3 fëmijë. Ai e donte shumë dhe tani është në gjendje të rëndë. Babai im nuk e njihte më parë Merushën. Po edhe nëna nuk e donte, se mbante nga babi.

Një vit qëndruan në Vlorë, u kthyen se nuk e përballonin dot ekonominë andej. Nuk e përballonin dot me qira. Kam qenë në Tiranë. Ai e kishte gjetur vetëm në shtëpi dhe e kishte masakruar. Po e kishte paralajmëruar shumë herë; do të vras, do të vras.

Fajtoni ka qenë me zetor duke punuar. Nëna ishte poshtë nga kasollja për ‘tu hedhur bagëtive. Kishte shkuar e kishte gjetur vetëm, e kishte masakruar. Nena e kishte parë babanë që kishte ikur me vrap dhe e kishte pyetur; ku po shkon. E kishte parë me duar me gjak. Morëm shumë masa.

Fajtoni e mbante kyçur në dhomë, se kishin frikë. Ai e kishte shqyer derën. Policia është njoftuar shumë herë. Policia ishte disa herë këtu. Fajtoni, nusja dhe babai ishte me urdhër mbrojtje. Ai thoshte më kërcënon nusja dhe djali. Mori urdhër mbrojtje dhe ai. Ka shqyer derën. Babai jetonte në shtëpitë e tjera, te dy dhomat, kurse ajo te shtëpia e re.”, tha ajo.