Vala e të nxehtit afrikan/ Meterologia: Gjatë këtyre pesë ditëve vapa do të jetë pèrvëluese

0
251

Mëngjesi i sotëm ka nsiur me një rritje të lehtë të temperaturave ku temperatura minimale është shënuar 11 gradë në zonat malore. Në zonat e ulëta dhe bregdetare termometri i mëngjesit të sotëm ka shënuar nga 18-22 gradë celcius. Rritje e temperaturave do të vijojë më e ndjeshme kryesisht në orët e mesditës. Temperatura maksimale në rang territori pritet të ngjitet 34 gradë celcius.

Nga sot dhe deri në fundjavë kemi luhatje me më pak se 1 gradë nga dita në ditë, si në vlerat e mëngjesit ashu edhe në vlerat e mesditës.

Ndërsa të shtunën ky sistem me vranësira do të shfaqet në lindje dhe jug-lindje të territorit shqiptarë. Ditën e diel dhe e hëna dhe për disa ditë me rradhe, presim kryesisht kthjellime.

Nga ky moment dhe deri në fund të muajit qershor, pra pjesa e dytë e muajit presim vetëm sisteme shumë lokale të vranësirave dhe reshje të karakterit lokal dhe jo në gjithë territorin shqiptarë. Si kundër temperaturat nuk është që ndryshojnë shumë këtë javë, presim vetëm pas datës 20 një 4-5 ditësh me temperatura mjaft të larta të cilat do të përsërisin vlerat 36-37 gradë celcius, si në fillimin e këtij muaji, bën me dije meteorolgoia Tanja Porja.

Megjithatë deri në datat 21-22 do të jemi në vlerat terimike ku maksimumi do të jetë rreth 33 apo jo më shumë se 34 gradë celcius në rang territori.

Jemi në temperatura disi më të larta nga vlerat tipike të qershorit, por jemi në kushte komode termike deri në 22 qershor, për të pritur me pas një valë të nxehti që do të përfshi gjithë Europën jugore, përfshirë edhe Ballkanin dhe Shqipërinë.