Vajza fsheh nenen e pa jete per 2 vjet brenda ne frigorifer

0
569

SHBA- Një grua nga Çikago akuzohet se ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në frigorifer për gati dy vjet, ndërsa jetonte në një apartament aty pranë.

69-vjeçarja Eva Bratcher u paraqit në gjykatë të enjten me akuzën e fshehjes së vdekjes së nënës së saj 96-vjeçare dhe posedimit të një identiteti të rremë.

Trupi i pajetë i Regina Michalski u gjet në fillim të javës brenda një frigorifer në një garazh pranë banesës ku jetonin dy gratë.

Nga provat e para, autoritetet kanë konstatuar se e moshuara ka ndërruar jetë në mars të vitit 2021, ndërsa shkaku i vdekjes do të përcaktohet deri në shkrirjen e trupit.

Akuzat janë “shumë shqetësuese”, tha gjykatësi David Kelly kur vendosi obligacionin prej 20,000 dollarësh të Bratcher.

Në të njëjtën kohë ajo ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës për një garanci më të ulët në mënyrë që 69-vjeçarja të lirohet nga burgu.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 69-vjeçarja është në telashe me autoritetet e Çikagos.

Ajo ka dënime të mëparshme për falsifikim dhe hetuesit, sipas Chicago Sun-Times, po përpiqen të përcaktojnë nëse 69-vjeçarja po mblidhte përfitimet e sigurimeve shoqërore të nënës së saj, raportoi Chicago Sun-Times.

Rasti i tmerrshëm ka dalë në dritë kur vajza e 69-vjeçares ka humbur kontaktin me gjyshen dhe ka kërkuar nga autoritetet policore që të kontrollojnë shtëpinë e gruas fatkeqe. “Çfarë mund të shkojë keq? Natyrisht, gjithçka”, tha Sabrina Watson. Në të njëjtën kohë, fqinjët i thanë Fox News Chicago se nuk e kishin parë të moshuarën prej vitesh.