Vajza aplikon si pastruese për 350 mijë lekë, pronari i ofron 500 nëse

0
209

Një vajzë bukuroshe e cila nga halli iu përgjigj një njoftimi për punë si pastruese, nuk u besoi syve pasi i shkruajti në telefon personit që e ofronte punën. Vajza po vizitonte faqet online të njoftimeve kur u ndesh më një ofertë si pastruese, tre herë në javë për një pagesë prej 350 mijë lekësh të vjetra.

Pasi kontaktoi personin që ofronte punën nëpërmjet whatsap-it, vajza “pa tmerr me sy”. Si duket “punëdhënësi” i ardhshëm kishte studiuar foton e vajzës që kërkonte punë dhe filloi ta ngacmojë pa “iu skuqur faqja”. Ai i tha se nëse ajo do të pranonte të shtonte edhe ndonjë shërbim ekstra, paga do t’i rritej në 500 mijë lekë të vjetra. E habitur vajza e pyet se për çfarë shërbimi bëhej fjalë dhe “punëdhënësi” i përgjigjet se bëhëj fjalë për “tip masazhi, shtypje shpatullash…”. E tronditur vajza përgjigjet se nuk është më e interesuar për një punë të tillë.

Në vijim denoncimi:

Pershendetje Joq, si jemi katandisur kështu? Vete njeriu kërkon pune, dhe kërkojnë gjera ekstra. Ishte nje njoftim per pastruese 3 here ne jave per 350 mije leke dhe aplikova aty. Por zotëria ne fjale sapo shikoi qe isha goce e re, kërkonte shërbim ekstra, ndonjë masazh.