Një vajzë trevjeçare e goditur nga vala misterioze e hepatitit që përfshiu botën , është shpëtuar nga humbja e jetes pasi mori një pjesë të mëlçisë së babait të saj.
Disa ditë pasi mbërriti në spitalin Darent Valley në Kent, mëlçia e saj filloi të kishte probleme dhe mjeket thane se duhet te nderhynin.
Babai Alan Raine, 27 vjeç i dhuroj nje pjes te melcis se tij qe ajo te jetonte.
Ai i tha se dua te shikoj vajzen time sa me mire dhe te sheruar sa me shpejte.
Pothuajse një muaj pas operacionit, Lola-Rose ka rikuperuar plotësisht dhe do të dalë nga spitali këtë javë.
Sipas shifrave më të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, fëmija është një nga rreth 190 fëmijët në mbarë botën që janë prekur nga e njëjta sëmundje që ka habitur ekspertët e shëndetit në muajt e fundit.
Rreth 114 raste janë diagnostikuar në Angli deri më tani me ekspertët që paralajmërojnë se mund të jetë ‘maja e ajsbergut’ për shkak të shumë simptomave që kalojnë pa u vënë re.