Unë jam një kuzhiniere dhe burrit i pelqen me shume te ha me kolegen e punes. A duhet te shqetesohem per kete gje?

Unë jam një kuzhiniere pa talent dhe burri im pëlqen ushqimin e koleges së tij jo të timin – a duhet të shqetësohem unë?

GATIMI është një talent që mund të mos na vijë natyrshëm të gjithëve – por a do të thotë kjo që të pranosh që burri yt të shkojë te kolegia e për gatim?

Një grua ka postuar në Reddit duke pyetur si duhet të reagonte pasi burri i saj filloi të sillte në shtëpi ushqime të gatuara nga kolegia e tij.

Si do të ndiheshit nëse partneri juaj fillon të hajë ushqime të gatuara nga një kolege?
Gruaja filloi postimin e saj duke thënë: “Burri im (Jesse, 31) ka sjellë ushqime në shtëpi që kolegia e tij (Nelly) i gatuan atij. Tani unë nuk jam kuzhinierja më e mirë dhe Xhesi e ka bërë të qartë, por ai ende ha atë që gatuaj unë çdo ditë.”
Situata me Nelly-n dukej se erdhi në fund javën e kaluar, kur gruaja shkruan: “Xhesi erdhi në shtëpi me një vakt të ri që ajo kishte gatuar. Unë i thashë që tashmë darka ishte gati dhe e pyeta se çfarë do të bënte me vaktin yljeter. Ai më tha se atë do ta hante për darkë.”

“I thashë se nëse ai do të zgjidhte të hante vaktin e Nelly-t gjatë darkës që gatuaja unë, atëherë KJO do të ishte hera e FUNDIT që do të gatuaj për të. Ai filloi të ankohej se si isha e padrejtë dhe se po i bëja gjërat të vështira.

Kur pashë vaktin e saj në mikrovalë, u ndjeva aq keq, sa për pak qava.”

A duhet te dyshoj per kete gje? Apo jam une gabim?