Nuk e pranonte nusen e djalit me 3 fëmijë, ky është 61-vjeçari që kreu vrasjen e dyfishtë sot në Fier

0
3204

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Xhevair Hoxha, 61-vjeçari i cili vrau të fejuarën e djalit dhe veten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Vidhisht në Fier ku 61-vjeçari pas një debati me 30-vjeçaren Merushe Hazizi e ka masakruar me thikë dhe më pas ka dalë jashtë dhe ka varur veten në një pemë. Problemet e tyre dhe debatet ishin të vazhdueshme pasi 61-vjeçari nuk e pranonte Merushen si nusen e djalit pasi kjo kishte qenë e martuar më parë dhe kishte 3 fëmijë. Për 61 vjeçarin Xhevair Hoxha ishte plotësuar në polici kërkesë padia për t’u pajisur me urdhër mbrojtje ndaj djalit të tij, por e kishte rrëzuar nga Gjykata.

Ndërkohë, Fatjoni djali i Xhevairit para 3 vitesh ishte ndarë nga gruaja e tij me të cilën kishte dhe një vajzë pasi kishte nisur një lidhje dashurie me Merushe Hazizin. Ky ka qenë shkaku që Xhevairi kishte probleme të vazhdueshme me 30-vjeçaren pasi e akuzonte atë si fajtore për prishjen e familjes së djalit të tij. Pakënaqësinë e tij ndaj Merushes, Xhevairi ua kishte shprehur edhe banorëve të fshatit duke iu thënë se do ta vriste Merushen e më pas veten e tij.