U tha se refuzoi kupën e ‘Festivalit të Këngës” vjen reagimi i kengetares Elsa Lila diten e sotme

0
314

Elsa Lila zgjodhi një foto për të hedhur poshtë aludimet e disa portaleve, ku u tha se pas përfundimit të “Festivalit të Këngës”, këngëtarja nuk kishte pranuar të merrte kupën nga produksioni dhe si arsye u aludua zhgënjimi i saj për faktin që nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Këngëtarja pozon në disa foto bashkë me të bijën, Evitën, të cilës i dedikohet kënga me të njëjtën emër. Në duar, të dyja, mbajnë trofeun.

Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë në “Festivalin e Këngës”, çmim i cili u dha nga juria profesioniste. “Evita” riktheu këngëtaren në skenën e festivalit pas 25 vitesh.

Ndryshe nga tradita e mëparshme, ndonëse fitoi çmimin e parë, Elsa Lila nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023. Për herë të parë, përfaqësuesi/ja u zgjodh me votat e publikut.

Në Eurovision 2023, Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” të Albina Kelmendit, e cila shoqërohet nga familja e saj.