“U njohëm kur ishim të martuar”, Fatjon Hoxha flet për ngjarjen e rëndë dhe njohjen me Merushen dhe burrin e saj

Fatjon Hoxha, ka folur në lidhje me ngjarjen që u shënua pak ditë më parë në Roskovec

Fatjon Hoxha ka treguar se kur u njoh me Merushen ishte i martuar, po ashtu edhe Merushja ishte e martuar, por që paralelisht kishin nisur një lidhje.

Ai ka treguar se ish-gruaja e tij e dinte për lidhjen e tij, ndërsa është shprehur se në kohën kur Merushja ishte e martuar shkonte shpesh në shpinë e saj dhe se me ish-burrin ishin bërë “shokë”.

Pjesë nga biseda:

Kisha afërsisht 4 vite i lidhur me Merushen. Jemi afër, kam shkuar te shtëpia e asaj, ajo ishte e martuar dhe kështu jemi njohur. Kam shkuar në fillim si taksixhi, kam çuar dikë atje dhe kështu jemi njohur. Kemi shkëmbyer numrat e telefonit. Merushja ishte e martuar por nuk i kishte gjërat mirë. Shkëmbyem numrat, folëm në telefon dhe më pas dolëm bashkë.