U aksidentuan bashkë me foshnjën 3 muajsh, çifti Konomi ben xhestin e madh per shoferin qe i shtypi

Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit luksoz që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës ka dalë nga burgu.

Sulejmani i cili përplasi foshnjën 3-muajshe dhe prindërit e saj Arjan dhe Vilma Konomi do të vuante dënimin me burg, por arsyeja që u la i lirë është rregullimi i marrëdhënieve me çiftin e bashkëshortëve të cilët qëndruan për një kohë të gjatë në spital pas aksidentit.

Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme “Arrest shtëpie” për Sulejmanin, teksa familja Konomi ka gjetur gjuhën e përbashkët me të, duke i mundësuar Sulejmanit lirimin nga burgu.