Turistja nga Kosova blen nje akullore ne plazh shikoni se si ja fusin ne cmim. Foto

0
223

Një turiste nga Kosova ka denoncuar mbrëmjen e sotme një tjetër rast të mashtrimit ndaj konsumatorit në plazhet tona. Këtë herë bëhet fjalë për Velipojën.

Qytetarja shprehet se pasi pa menunë, porositi akullore të madhe ku sipas çmimit të shkruar në menu duhet të kushtonte 180 lekë. Por ajo u përball me një surprizë të vërtetë në momentin kur i erdhi fatura, pasi në vend që të ishte i njëjti çmim si ne menu, për habi ishte gati dyfishi.

Kështu akullorja nuk kushtonte më 180 lekë por plot 350 lekë. Qytetarja shprehet se debatoi me stafin për këtë çështje, por përgjigjia që mori ishte se kishin harruar të korrigjonin çmimet në menu.

Në vijim mesazhi i qytetares:

Përshëndetje Joq, rasti tjetër per këto pushime. Tek restorant Cavaliero ne Velipoje, ne menu qmimi i akulloreve ishte ndryshe, ndërsa ne fakture ishte dyfishi i qmimit te caktuar ne menu. Kemi pas debat, arsyetimi i tyre qe ka harru me i korrigju qmimet ne menu. Faleminderit.

Burimi nga JOQ