Turisti Polak humbi ne det ne Ksamil por ja ku po e pinte kafen ai

Ksamil- Kur të gjithë menduan se ai ishte mbytur, plaku polak ishte duke bërë not për të pirë një kafe në Korfuz.

Ditën e djeshme 29-vjeçarja polake D.R 29-vjeçe denoncoi në polici zhdukjen e shtetasit polak Z.K., 74 vjeç.

I moshuari vuri në alarm policinë e Sarandës, teksa pas kontrolleve u gjet sot në gjendje të mirë shëndetësore.

I moshuari Zbibnië Kaczorowski, 74-vjeç, kishte veshur një palë këmbëza noti dhe rreth orës 10.30 të paradites së të hënës u hodh në det në Ksamil duke u shprehur: “Do shkoj për një kafe në Korfuz”.

Ai nisi notin rreth orës 10.30 të paradites të së hënës dhe denoncimi në polici u bë në orën 20.00 kur u konstatua se i moshuari nuk po kthehej.

Pas disa orësh kërkimi polaku 74-vjeçar Zbibnië Kaczorowski, u gjet i vetmuar në plazhin përballë ishullit Tongo, ose siç e quajnë ndryshe vendasit këtu “ Ishulli i Francezit”.

Ai u gjet i ulur në rërë teksa kishte ngatërruar rrugë, duke kryer plot rreth 7.5 milje detare me not e duke ngelur sërish në tokën shqiptare.