Trupi ju paralajmëron një muaj para se të goditeni nga ataku kardiak. Simptomat e fshehura që të gjithë duhet t’i dini!

0
3109

Është e rëndësishme të njohim simptomat që trupi jonë na dërgon! Shumë e injorojnë faktin se trupi na dërgon sinjale gati një muaj para se të pësoni një arrest kardiak. Këto simptoma janë kaq të zakonshme saqë mund t’ju ngatërrojnë. Prandaj më poshtë do ju rendisim disa prej tyre:

Aritmi:

Kur rrahjet e zemrës bëhen të çrregullta duhet të tregoheni të vëmendshëm pasi është një shenjë shumë e rrezikshme dhe është një nga simptomat kryesore të atakut në zemër. Mund të ndiheni të lodhur dhe të keni vështirësi në frymëmarrje.

Rënie e flokëve (në tufa):

Kjo ndodh për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut dhe për shkak të kësaj gjaku nuk qarkullon në mënyrën ideale në pjesë të ndryshme të trupit, një nga këto është dhe koka. Mungesa e oksigjenit shkakton këtë dhe probleme neurologjike.

Gripi:

Duke qënë se gjaku nuk qarkullon mirë, oksigjeni humbet dhe organizmi bashkë me sistemin imunitar dobësohet duke lejuar mikroorganizmat të hyjnë në trup, të cilat më pas shkaktojnë grip, të ftohtë dhe sëmundje të tjera.

Lodhje:

Kur zemra nuk punon ashtu sic duhet ne ndihemi të lodhur, nuk duam të bëjmë asgjë dhe kemi ndjesinë e pakëndshme të dhimbjes në gjithë trupin.

Probleme në frymëmarrje:

Ju duket sikur keni vrapuar në një maratonë. Mungesa e oksigjenit e shkakton këtë lloj diskomforti vecanërisht tek ata që kanë probleme me zemrën dhe nuk e dinë.

Shtrëngimi në kraharor:

Keni ndjesinë sikur dikush është ulur mbi kraharorin tuaj dhe e keni të pamundur ta largoni atë ndjesi, ndiheni të mbytur, të frikësuar dhe të dëshpëruar. Është simptoma kryesore e një ataku të rëndë kardiak.