Trondit piloti grek! Tregon pse e vrau qenin pasi mbyti gruan 20-vjeçare

0
936

GREQI- Ridel në skenë me detaje të reja historia makabre e pilotit grek Babis Anagnostopoulos. 33-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline Crouch.

Sot ai ka treguar me qetësi absolute në gjykatë çfarë ndodhi natën e krimit në Glyka Nera me qëllim mbulimin e vrasjes.

Sipas Protothemës, në dëshminë e tij para gjykatës ai foli për të gjithë inskenimin e ngjarjes si dhe për vrasjen e qenit të çiftit ku u shpreh se e bëri që e gjithë ngjarja e sajuar të dukej më e besueshme.

“E kapa nga rripi, e ngrita pak dhe e vara në kangjellat e murit”, pohoi ai.

I pyetur nga prokurori nëse qeni ngordhi menjëherë Babis tha se nuk mund ta shikonte dhe u fut menjëherë në shtëpi, por pohoi se dëgjoi të qarën e tij.

“Policia ju ka besuar zotëri i pandehur. Unë personalisht ju kam besuar”, i tha gjykatësi fjalë për fjalë të akuzuarit, kur ky i fundit theksoi se e gjithë kjo nuk ishte e lehtë për të dhe se për 37 ditë ai qau me vajzën e tij në divan.

“Nëse do të doja të largohesha, mund të largohesha. Dhe unë dhe fëmija im kishim pasaportë. Shmangia e pasojave ishte një nga gjërat e papranueshme të asaj dite. Nga tronditja ime ishte e pamundur për mua të kuptoja se nuk do ta shihja më gruan time. Gjithçka që mund të bëja ishte ta mbaja vajzën në krahë dhe t’i premtoja se nuk do ta lija kurrë. Gjithçka që mund të bëja ishte të provoja çdo sekondë për të që ajo nuk kishte faj për asgjë dhe Caroline nuk kishte faj… Lydia meriton të ketë gjithçka. por nuk do ta ketë kurrë, sepse gjysma tjetër ishte mamaja e saj”, shtoi ai.