Treni del nga shinat në Gjermani, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

0
98

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Gjermani.

Mësohet se një tren ka dalë nga shinat duke regjistruar një aksident fatal me 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në veri të Garmisch-Partenkirchen, një qytet bavarez pranë kufirit me Austrinë.

Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet lidhur me shkakun e aksidentit. Përveç shërbimit zjarrfikës në operacion janë përfshirë gjithashtu dhe tre helikopter shpëtimi nga Tiroli, Austri.

Sipas mediave gjermane, treni ka dalë nga shinat duke bërë që vagonat e mbushur me pasagjerë të rrëzohen në anë të hekurudhës.

Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit apo numri total i pasagjerëve.