Tre mësuese dërgohen në spital pasi rrihen nga nje nxënese 16 vjecare

SKOCI- Tre mësues u dërguan me urgjencë në spital dhe një student u plagos pas një incidenti që përfshiu një nxenese në një shkollë skoceze të premten në mëngjes.

Shërbimet e urgjencës nxituan në shkollën e mesme Johnstone pak para orës 11 të mëngjesit pasi një vajzë 16-vjeçare sulmoi anëtarët e stafit te shkolles dhe një nxënës.

Tre mësueset femra – të moshës 59, 48, 34 – u dërguan në spitalin për trajtim për lëndime të lehta.

Një nxënës 14-vjeçar gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta, por nuk ka kërkuar trajtim spitalor.

Policia eshte ne kerkim te vajzes pasi ajo eshte fshehur dhe eshte ne kerkim.